Çfarë është My Tring IPTV?

My Tring IPTV është televizioni nëpërmjet internetit. Teknologjia IPTV nënkupton që televizori, kompjuteri, interneti dhe telefoni bashkohen për t'ju dhuruar shërbime pafund por mbi të gjitha më shumë kontroll dhe personalizim të televizorit tuaj.

My Tring IPTV është një platformë interaktive e cila plotëson çdo dëshirë tuajën. Shihni gjithҫka që ju dëshironi: në ҫdo kohë, kudo dhe në ҫdo paisje!

My Tring IPTV ofrohet jo vetëm në rrjetin e internetit Tring, por edhe në çdo rrjet tjetër në Shqipëri. Tani My Tring IPTV mund të shijohet në çdo cep të botës duke bërë kështu të mundur që ju të shihni programacionin më të larmishëm të kësaj pakete me 100 kanale.

My Tring IPTV është teknologjia e së ardhmes e ofruar në formën më të thjeshtë për çdo përdorues duke transformuar kështu mënyrën tradicionale të të shikuarit televizion.

Televizion interaktiv

Plotësisht personal

Do keni Liri për të lëvizur me TV tuaj

I lehtë në përdorim, nuk kërkon internet të veçantë

Ofron një numër të pafund kanalesh

Aftësi për regjistrimin e programeve (PVR)

Kërkimi i filmave apo emisioneve sipas kategorive dhe preferencave tuaja

Nuk ju nevojitet antenë tokësore apo parabolë satelitore

TV mund të shihet duke i dhënë Stop, Pauzë, Rishikim. Shfaqje të shumta mund të shihen sipas dëshirës tuaj. Dhe kjo përvojë nuk është e kufizuar vetëm në dhomën tuaj të ndenjes, por ju mund ta merrni atë me vete pothuajse kudo në çdo vend të botës.